Kurti nuk siguroi votat për qeverinë e re/ “Topi” tani në dorën e Osmanit, ja çfarë parashikon Kushtetuta e Kosovës

26 Tetor 2025, 13:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Kurti nuk siguroi votat për qeverinë e re/ “Topi” tani

Kurti nuk i ka siguruar votat këtë të dielë për të krijuar qeverinë. Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, ai ka dështuar në parlament. Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

Kreu i partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se do t’i kërkojë presidentes Vjosa Osmani që të shkohet në zgjedhje menjëherë.

E sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.

 

Po ndodh...

ide