Lufta në Ukrainë/ Zelensky: 2811 raketa ruse kundër nesh! J

29 Qershor 2022, 07:41 / KOSOVA ALFA PRESS

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: 2811 raketa ruse kundër nesh! J

Në Ukrainë është dita e 125-të e luftës, ndërkohë sulmet rus embi qytetet ukrainase vazhdon.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se numri i përgjithshëm i raketave ruse që goditën qytetet ukrainase është 2811. Gjatë natës, dy persona të tjerë vdiqën dhe tre u plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Sumy në veri-lindje të Ukrainës.

Presidenti i Finlandës Niinisto tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid. Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët "për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit".

Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Strategjia për mbrojtje dhe ndihma ndaj Ukrainës në agjendë të samitit të NATO-s Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128