“Vrasjen e Liridonës e zbardhi dëshmia e djalit të saj të mitur”/ Avokati: Ja veprimi i parë i Naimit pas ngjarjes

29 Nëntor 2024, 16:27 / KOSOVA ALFA PRESS

“Vrasjen e Liridonës e zbardhi dëshmia e djalit të saj

Në “Shqipëria LIVE”, u diskutua ditën e sotme detajet më të fundit nga vrasja e Liridona Ademajt, ngjarje nga e cila sot mbushet plot një vit.

Avokati Tomë Gazhi ka zbuluar veprimet e para që ka bërë Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës, pas krimit. Ai po ashtu, tregoi se dëshmia e djalit të mitur të çiftit, ishte një nga të dhënat kyçe që zbuloi se në fakt gjithçka ishte planifikuar nga Murseli, e nuk ishte një grabitje, ashtu siç ai pretendonte.

“Pas krimit Naimi ka dalë duke kërkuar ndihmë. Ka hasur një person që ndodhej në një lokal, pranë vendit të ngjarjes. Këtij personi i ka thënë lajmëro policinë, por ai i ka thënë pse nuk e lajmëron nga telefoni jot. D.m.th., Naimi donte që ta trajtonte ngjarjen si grabitje, por e tradhtuan shumë veprime të tijat. Sigurisht që ka ndikuar dëshmia e djalit të vogël, që çoi në zbulimin e ngjarjes. Fëmijët nuk dinë të gënjejnë dhe ata nuk e dini se çfarë ka ndodhur dhe kanë dëshmuar gjithçka që ka ndodhur.

Unë mendoj që kjo ishte vrasje disi amatore, ai ka nxituar dhe motivi e ka vendosur në presion për ta kryer vrasjen në këtë mënyrë. Pra ngjarja u inskenua, por nuk u fsheh asgjë. Nëse Naimi nuk do ishte në presion, vrasja nuk do kishte ndodhur, por motivi e ka vendosur në presion. Se cili është motivi i krimit, deri më tani e di vetëm Naimi.

Është jo normale që dikush të kryejë një ngjarje të tillë, në prezencën e fëmijëve dhe të planifikuar, prandaj do duhet të kontrollohet dhe shëndeti i tij mendor. Ai ka vepruar me gjaknxehtësi.”- tha ai.

 

Po ndodh...