Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

7 Qershor 2026, 23:33 / KOSOVA ALFA PRESS

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9

Pas numërimit të 99% të votave të hedhura në kutitë e votimit brenda Kosovës, rezulton se Vetëvendosje megjithëse është forcë e parë politike ka humbur 9 deputetë në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Partia Demokratike e Kosovës shënon 21.22%, kjo e përkthyer në mandate, ia shton 2 deputetë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron në 17.6%, i jep Lumit Abdixhikut 5 mandate shtesë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në 7,1%, dhe ka 8 mandate.

 

Po ndodh...