Ndërhyrje në trurin e fëmijës, para lindjes: Hera e parë në botë

Është kryer në ShBA, në trurin e një bebeje 34 javëshe, në barkun e nënës.
Për një sëmundje që lidhet me fluksin e madh të gjakut në disa rajone të trurit.
Sëmundja quhet “keqformimi aneurizmatik i venës së Galenit”, një patologji që prek mesatarisht një në çdo 60 mijë fëmije të lindur.
Arteriet e trurit të fëmijeve të prekur kalojnë drejtpërdrejt në vena, dhe jo përmes kapilarëve, siç duhet të ndodhë normalisht.
Nëse nuk kapet në kohë, pasojat mund të jenë të rënda: ndalim i zemrës, dëmtime neurologjike e konjitive, hipertension i arterieve mushkërore dhe të zemrës , në raste të rënda, vdekje.
Operacioni është kryer që në mars 2023, por vetëm tani mjekët kanë njoftuar gjendjen e femijes.
Fillimisht i eshte injektuar nje ilaç qe vajza e palindur te mos levizte, si dhe një dozë antidhimbje.
Më ndihmën e një ekografi me ultratinguj, nga barku dhe përmes një kateteri me gjilpëre, ata kanë futur spirale shumë te vogla metalike për të ulur fluksin e gjakut, e prandaj presionin e tij.
Pas nderhyrjes, femija lindi para kohe, por shendeti i saj aktualisht është optimal.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



