Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik 2025, 09:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e
Deputetët do të mblidhen sot për të 42 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit.

Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.

Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.

PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.

 

Po ndodh...