
Nis numërimi, Haradinaj shpall fitoren e opozitës: Do krijojmë shumicë solide me PDK dhe LDK! Jo koalicion me Kurtin

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka folur për mediat pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Haradinaj shpalli se opozita fitoi dhe tashmë është krijuar mundësia për një kioalicion mes partive opozitare PDK, LDK dhe AAK për të hequr nga pushteti Vetëvendosjen e Kurtit. Haradinaj e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Albin Kurtin.
'E kam vështirë me thënë saktë. Nuk jemi të kënaqur me sa thuhet. Jemi të interesuar me çfarë rezultate konkrete.
Disa informacione që vijnë thuhet se jemi dyshifror. Kemi bërë shumë punë, e vlerësojmë besimin, mundi ynë ka rezultuar me fitoren e opozitës. Me të dyja nuk i ndajmë. Opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme dhe besoj se kjo ndodh.
Nuk do bëjmë koalicion me Vetëvendosje. U gëzuam që opozita mund të bëjë qeveri. Kemi disa shqetësime me mënyrën e mbartjes dhe tërheqjes pa vëzhgues. Zgjedhjet janë të mira, është punuar shumë. Jam i kënaqur me fitoren e opozitës dhe i uroj sukses.'

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128