Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike

Sot zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimi do të organizohet në 30 misione diplomatike, përkatësisht në 17 ambasada dhe 13 konsullata të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.
Procesi ka nisur fillimisht në Turqi, ku ambasada e Kosovës në Ankara dhe konsullata në Stamboll kanë hapur dyert për votuesit e regjistruar. Më pas, votimi vazhdon në shtete të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Francën, Austrinë dhe vende të tjera ku jeton diaspora kosovare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të drejtë vote në përfaqësitë diplomatike kanë 27.724 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht dhe kanë zgjedhur votimin fizik në misionet diplomatike.
Ndërkohë, sot përfundon edhe procesi i votimit përmes postës për mbi 104 mijë votues të regjistruar jashtë vendit. Pas përmbylljes së procesit, të gjitha fletëvotimet e mbledhura në ambasada, konsullata dhe përmes postës do të transportohen në Kosovë, ku do të bëhet numërimi i tyre.
Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverinë e ardhshme të vendit./Kosovapress
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128