Një vit nga sulmi i Banjskës, Kurti pas vizitës në familjen Bunjaku: Kosova i del zot vetes, askush nuk mund ta cenojë sigurinë
Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes, edhe ngadhënjen në çdo betejë. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, pas vizitës në familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë një vit më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në një deklaratë për gazetarët, Kurti deklaroi se sot askush nuk mund ta cenojë sigurinë dhe stabilitetin e vendit të tij, pasi shteti kontrollon të gjithë territorin e vendit, teksa theksoi që edhe numri i policëve po rritet.
“Sot Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe që nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë anëekënd Kosovës është shteti i Kosovës, i Republikës demokratike të pavarur. Numri i policëve e kadetëve të rinj po rritet. Morali i policisë e ushtrisë sonë kurrë nuk ka qenë më i lartë”, tha Kurti.
Sipas kreut të qeverisë së Kosovës flijimi i Afrim Bunjakut ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Kurti theksoi se forcat armike fshihen në Serbi pas ikjes me turp nga kosova një vit më parë.
“Ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjenerata e ardhshme. Ata policë që ishin në betejë me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bjerë në duart e forcave armike që ishin të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin armatim më shumë. Ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen në Serbi se dinë që e kanë të humbur betejën me shtetin tonë”, u shpreh kryeministri.
Ai akuzoi sërish Serbinë si përgjegjëse për sulmin e Banjskës dhe kërkoi nga ndërkombëtarët që Serbia të japë llogari për këtë ngjarje.
“Serbia është përgjegjëse dhe duhet të japë përgjegjësi dhe në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtare”.
Kurti njoftoi gjithashtu se kujtimi i heroit Afrim Bunjaku do të jetësohet me rrugën që mban emrin e tij.
“Idealet e dëshmorëve për ne do t’i jetësojmë dhe po i jetësojmë. Kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë. Sot në Banjskë është vendosur tabela rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithëve ne. Lavdi Afrim Bunjakut dhe dëshmorëve të Kosovës!".
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128