Parlamenti Europian kritikon mungesën e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi

29 Shkurt 2024, 19:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Parlamenti Evropian (PE) ka thënë në një rezolutë që e miratoi të enjten se besueshmëria e Bashkimit Evropian (BE) dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Parlamenti Europian kritikon mungesën e suksesit në dialogun
Në rezolutën e miratuar për rezultatet e politikës së jashtme dhe të sigurisë BE-së, përmes së cilit flet për nevojën e rritjes së ndikimit të BE-së në botë dhe për një qasje më të vendosur edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, PE-ja gjithashtu i paralajmëron Kosovën dhe Serbinë edhe për pasoja nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të dialogut.

Por, PE-ja i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta ndryshojë qasjen në dialog në mënyrë që të ketë përparim.

“Ftojmë BE-në që të miratojë një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflektojë në rolin e BE-së si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme”, thuhet në tekstin e këtij raporti.

Ky është një raport mjaft që përfshin temat nga raportet e BE-së me Shtetet e Bashkuara, bashkëpunimi me NATO-n, forcimi i kapaciteteve evropiane të mbrojtjes, lufta kundër fushatave të dezinformimit, e deri tek situate në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket Kosovës në këtë raport “dënohet sulmi terrorist ndaj zyrtarëve policorë me 24 shtatorë në Banjskë të Republikës së Kosovës, si dhe provokimet e tjera”.

 

Po ndodh...

ide