Përkujtohet sulmi në Banjskë të Zveçanit, Kosova homazhe në nder të reshterit Afrim Bunjaku

24 Shtator 2024, 10:13 / KOSOVA ALFA PRESS

Përkujtohet sulmi në Banjskë të Zveçanit, Kosova

Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete në 1-vjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën mbikëqyrjen e kryeministrit Albin Kurti, aktivitetet nisin sot në orën 09:00 me vizitën në familjen e heroit Bunjaku.

Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.

Bunjaku është varrosur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë dhe është shpallur Hero i Kosovës.