Përmbytjet në Brazil, qeveria shpall gjendje të jashtëzakonshme

3 Dhjetor 2022, 20:16 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Përmbytjet në Brazil, qeveria shpall gjendje të

Vendasit në Florianopolis në Brazil po përballen me pasoja shkatërruese të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhitë e dendura të shiut ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në 30 qytete.

Reshjet e fuqishme të ujit të cilat kanë shkaktuar gjithashtu edhe rrëshqitje dherash në shumë qytete i kanë marrë jetën 2 personave ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në Santa Catarina, njerëzit lëviznin nëpër rrugë me varkë ose duke ecur thellë në ujë me baltë.

Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje kanë deklaruar se moti i keq po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.

Përmbytjet kanë dëmtuar rrugë, ura dhe ndërtesa në shtetin jugor të Santa Catarina.

Pamjet ajrore të siguruara nga qeveria tregojnë rrugët e qytetit Santo Amparo da Impreatriz janë të mbuluara me baltë si dhe lumenj të cilët kanë dalë nga shtrati.

Mbi 880 persona janë evakuuar.

Donacione për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet janë dërguar në rajon për të prekurit.

Përmbytjet në këtë kohë të vitit në Brazil janë të zakonshme të cilat kanë sjellë dëme të pallogaritshme materiale.