Përplasen dy avionë pasagjerësh, zbardhen detajet e para

28 Shtator 2022, 23:39 / KOSOVA ALFA PRESS

Përplasen dy avionë pasagjerësh, zbardhen detajet e para

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur ndërkohë që po lëviznin në pistë në aeroportin Heathrow në Londër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ndërkohë që besohet se aeroplani i Korean Air 777 ‘përplasi’ një avion të Icelandair 767.

Mënyra se si ndodhi aksidenti në fillim ishte e paqartë, por mediat angleze kanë raportuar se dy avionët janë goditur në zonën e krahëve, por incidenti nuk raportohet të jetë i rëndë.

Avioni i Korean Air do të nisej nga Londra në orën 19:35 për në Seul, Kore.

“Jam i sigurt se ‘gërvishtëm’ një avion tjetër. Na është thënë se do të kthehemi në gate për shkak të një problemi teknik. Por kjo ishte 15 minuta më parë dhe ne ende nuk kemi lëvizur”, shkroi në Twitter një nga pasagjerët.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128