Po raportonte live nga vendi i ngjarjes, gazetari goditet nga një degë peme dhe rrëzohet në tokë

29 Shtator 2022, 09:58 / KOSOVA ALFA PRESS

Po raportonte live nga vendi i ngjarjes, gazetari goditet nga një degë

Uragani Ian ka goditur fuqishëm në Florida me erëra të forta prej 255 km/h. Ian është stuhia e pestë më e madhe që ka goditur kontinentin e SHBA-së dhe Jim Cantore ishte në vendin e ngjarjes për të dokumentuar stuhinë, një detyrë që sigurisht nuk është pa rreziqe.

Cantore po raportonte live, kur u godit nga një degë pemë duke e rrëzuar në tokë. “Ky është një nga uraganet më të këqij në të cilin kam qenë ndonjëherë. Mund të jetë më i keqi për sa i përket mbulimit të mbi 25 viteve dhe 90 stuhive”, ka thënë ndër tjerash ai.

 

Po ndodh...