Policia e Kosovës aksion në komunën paralele serbe të Skënderajt, çfarë pritet të ndodhë
16 Tetor 2024, 17:50 / KOSOVA
ALFA PRESS
Policia ka njoftuar se ka bastisur komunën paralele serbe të Skenderajt, e cila gjendet në veri të vendit.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur këtë komunë paralele serbe.
“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhur deri tek informacioni se komuna paralele e Skenderajt është aktive në territorin e Mitrovicës së Veriut. Kemi konsultuar prokurorin, i cili e ka rastin e komunave paralele në veri dhe në koordinim me të kemi hyrë në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin. Sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, ka thënë ai.
Disa javë më parë, janë mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë qenë funksionale në veri.
ide
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
Nga Azgan Haklaj
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128