Policia e Kosovës konfiskon armatim në veri, dyshohet se lidhen me sulmin e Banjskësa
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka kryer kontrolle në rrugën Kralj Petri në Zveçan, dhe aty ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit.
Përmes një komunikate, Policia ka thënë se rasti ka të bëjë me një person me interes, që dyshohet se lidhet me rastin Banjska.
Në njoftimin e 19 nëntorit, Policia ka thënë se gjatë kontrollit ka gjetur kavanozë prej plastike të groposur në dhe, në të cilët ka pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë kundër më shumë se 40 personave për sulmin që është kryer në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar nga një grup serb.
Si pasojë e sulmit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ndaj të cilit është ngritur, po ashtu, aktakuzë.
Ai aktualisht besohet se është i lirë në Serbi. Autoritetet e Kosovës e fajësojnë shtetin e Serbisë për këtë sulm që e konsiderojnë terrorist, mirëpo Beogradi zyrtar mohon gjithçka. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje disa herë Beogradit që t’i mbajë përgjegjës personat e përfshirë në sulmin në Banjskë./REL
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128