Prishtina në vendin e katërt me ajrin më të ndotur në botë
1 Janar 2025, 15:54 / KOSOVA
Prishtina, Fushë Kosova, Ferizaj dhe qytete tjera të Kosovës sot janë me mjegull me dendur, teksa edhe Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik.
Si rrjedhojë edhe ajri në Prishtinë është paraqitur të jetë ndër më të ndoturit në botë.
Në ranglistën e OQAir, që bën matjen e cilësisë së ajrit në nivel global, Prishtina në ora 14:32 është radhitur në vendin e katërt me ajrin më të ndotur në botë.
Indeksi i ajrit në Prishtinë është 235 që cilësohet si shumë i pashëndetshëm.
Sipas kësaj rangliste, qyteti i parë me ajrin më të ndotur është Sarajeva, pastaj Dhaka në Bangladesh, Delhi në Indi dhe në të katërtin është Prishtina.
Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Nga Tina Trinh
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Nga Erl Kodra
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128