Propozimi i Gjukanoviçit hiqet nga rendi i ditës, Kuvendi i Malit të Zi nuk shpërndahet

30 Shtator 2022, 15:15 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Propozimi i Gjukanoviçit hiqet nga rendi i ditës, Kuvendi i Malit

Kuvendi i Malit të Zi nuk ka pranuar të fusë në rend të ditës propozimin e presidentit të vendit për shpërndarjen e parlamentit. Nga 80 deputetë të pranishëm kundër nismës së Gjykanovic, 41 prej tyre votuan.

Pas seancës presidenti deklaroi se Kuvendi nuk i përmbushi përgjegjësitë e tij kushtetuese.

“Afati 320 ditor u shpenzua për shkak të lojërave politike të partive nga shumica parlamentare në vitin 2020. Unë kam paraqitur një iniciativë për shkurtimin e mandatit në Kuvend pasi i kemi shterur mundësitë kushtetuese. Kështu janë deputetet nuk i përmbushën përgjegjësitë kushtetuese.”

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi akuzuan Gjukanoviçin për pengim të krijimit të qeverisë së re dhe shkelje të Kushtetutës.Kreu i shtetit malazez ka paralajmëruar se nëse nuk do të shpërndahej parlamenti atëherë vendi do të përballej me sfida shumë të mëdha.

 

Po ndodh...