Punonin si eskorta, Kosova dëbon 26 shtetase të huaja
28 Dhjetor 2024, 18:42 / KOSOVA
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë gjatë vitit 2024, kanë trajtuar 22 raste me dukurinë e njohur si ‘Eskorta’, ku pas monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale janë identifikuar gjithsej 50 të dyshuar.
Prej tyre, 26 janë femra – 12 shtetase të Kolumbisë, 10 të Venezuelës, dy të Perusë, një shtetase e Turqisë, një shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.
Personat e përfshirë në dukurinë “Eskorta” janë gjobitur nga gjykatat në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja u është lëshuar masa urdhër-dëbim dhe tri vjet ndalesë hyrjeje në Kosovë.
Për realizimin e masës urdhër-dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Nga Erl Kodra
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128