“Qytet i paqes është shndërruar në qytetin e kronikës së zezë”, kryetari i LDK-së në Gjilan kërkon zbardhjen e ngjarjeve që tronditën vendin
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet, si dhe për rastin e dhunës ndaj një të miture, që dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë.
Haziri tha se “nga epiteti qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë” dhe se dy ngjarjet e fundit duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë.
Ai dënoi të dy rastet, duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të tyre. Haziri theksoi se është e papranueshme dhe e patolerueshme që Gjilani, dikur qytet pa asnjë vrasje, në vitet e fundit po përballet me krime të tilla. Kryetari i LDK-së në Gjilan u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
