Shefi i NATO-s: Kina duhet të ndalojë së kërcënuari Tajvanin

30 Qershor 2022, 22:14 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Shefi i NATO-s: Kina duhet të ndalojë së kërcënuari

Ndërsa fokusi i NATO-s ka qenë në situatën në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur edhe për Kinën.

Për herë të parë aleanca e mbrojtjes ka vendosur të flasë për ato që ajo ka quajtur "sfidat që Pekini paraqet për sigurinë, interesat dhe vlerat tona".

Ajo vjen pasi prania ushtarake e Kinës është rritur në skenën botërore. Vendi lançoi kohët e fundit aeroplanmbajtësen e tij të tretë dhe më moderne, duke iu bashkuar një grupi shumë të vogël kombesh që janë të afta të vendosin në terren këto lloj anijesh.

Tajvani, një ishull në Detin e Kinës Lindore shihet nga Kina si pjesë integrale e territorit të saj. Në vitet e fundit, zyrtarët e Pekinit kanë kërcënuar me veprime ushtarake nëse bëhen përpjekje për pavarësi.

Ndërsa theksoi se Tajvani nuk është anëtar i NATO-s, kreu i NATO-s pranoi se ajo që ndodh me ishullin "ka rëndësi për aleatët e NATO-s".

Stoltenberg i bëri komentet gjatë një interviste me Frank Gardner të BBC-së, ku Stoltenberg diskutoi gjithashtu Kinën dhe zhvillimin e raketave hipersonike të Rusisë. Të dy vendet kanë udhëhequr rrugën në zhvillimin e armëve që janë në gjendje të udhëtojnë drejt objektivit të tyre me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit në një rrugë fluturimi të paparashikueshme.

Po ndodh...