Shoqëria civile jep alarmin: Serbia po përdor objektet fetare në Kosovë për aktivitete ilegale, nevojitet hetim urgjent

27 Nëntor 2024, 08:45 / KOSOVA ALFA PRESS

Shoqëria civile jep alarmin: Serbia po përdor objektet fetare në

Serbia po përdorë objektet fetare në Kosovë për të lehtësuar aktivitetet ilegale financiare. Kështu ka alarmuar aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi e cila ka thënë se institucionet duhet që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të hetuar dhe çmontuar aktivitetet e paligjshme.

Ata që përdorin institucionet fetare për qëllime të paligjshme të ndiqen penalisht”, ka thënë ajo.

Kamberi, ka reaguar pas një kronike ku shpërfaqet aktiviteti ilegal në Manastirin e Gracanicës, ku dinarët serbë ende shkëmbehen pavarësisht ndalimit nga Banka Qendrore e Kosovës.

Ajo ka kujtuar se si Serbia ka përdorur edhe Manastirin e Banjskës për planifikimin e terrorizmit.

Si zakonisht, Serbia duke përdorur fenë si mbulesë për aktivitete ilegale dhe kriminale nuk është befasi. Një shembull kryesor është Manastiri i Banjskës, i cili është bërë një qendër për planifikimin e terrorizmit, me një depo të madhe armësh të zbuluara atje, të lidhura me terroristët serbë të përfshirë në sulmin e Banjskës. Siç duket Serbia tani po përdor objektet fetare për të lehtësuar edhe aktivitetet ilegale financiare, siç shihet në Manastirin e Graçanicës, ku dinarët serbë ende po shkëmbehen përkundër ndalimit nga Banka Qendrore e Kosovës”, ka shkruar ajo në X.

 

Po ndodh...

ide