Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, nisin menjëherë hetimet

21 Korrik 2024, 15:42 / KOSOVA ALFA PRESS

Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, nisin menjëherë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Liqenit të Ujmanit në veriperendim të Kosovës, teksa raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve nga shpërthimi janë dëmtuar dy makina.

Sipas mediave vendase, ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e shpërthimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Ka pasur një shpërthim, janë dëmtuar dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin”, deklaroi Elshani.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova për zbardhjen e ngjarjes.

 

Po ndodh...