Shpërthimi në Zubin-Potoku, Franca dhe Italia dënojnë ashpër sulmin: Përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë

30 Nëntor 2024, 16:38 / KOSOVA ALFA PRESS

Shpërthimi në Zubin-Potoku, Franca dhe Italia dënojnë

Shpërthimi në Zubin-Potoku, Franca dhe Italia dënojnë ashpër sulmin: Përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.

Ambasada franceze ka kërkuar hetim dhe që përgjegjësit për sulmin të dalin para drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin-Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës, ndërsa ka falënderuar KFOR-in dhe EULEX-in për “reagimin e shpejtë” dhe koordinimin me Qeverinë e Kosovës.

Edhe nga Ambasada e Italisë në Kosovë thuhet se Italia qëndron krah Kosovës në përpjekjet për hetim dhe për të kërkuar llogari për përgjegjësit e këtij sulmi të ulët.

“Italia dënon fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie nga përgjegjësit e këtij sulmi të ulët”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

 

Po ndodh...