Si po grabiten shtëpitë e futbollistëve në Spanjë nga bandat shqiptare

11 Shtator 2022, 13:26 / KOSOVA ALFA PRESS

Si po grabiten shtëpitë e futbollistëve në Spanjë nga 

Sipas ABC Spain dhe disa mediave të tjera spanjolle, shtëpitë e figurave të njohura të sportit në Spanjë kanë qenë në shënjestër të hajdutëve shqiptarë. 
Këto të fundit janë shtuar, teksa hajdutët shqiptarë kanë arritur të përfitojnë duke ndërhyrë në banesat e figurave të njohura të sportit, pasi shfrytëzojnë gabimet e sistemeve të sigurisë ose mungesën totale të tyre.

Përpjekja për sulm ndaj rezidencës së lojtarit të Real Madridit, Dani Carvajal në Boadilla del Monte, ka rikthyer debatin se pse në vende të tilla ekskluzive mungesa e sigurisë mund të jetë dërrmuese.

Emri i tij i shtohet atij të futbollistëve të tjerë, si Karim Benzema, Álvaro Morata, Figo, Casemiro, Isco Alarcón, Zidane dhe në Barcelonë, Pique, Jordi Alba apo grabitja e fundit në shtëpinë e Aubameyang.

Carvajal u largua dhe sistemi i alarmit të shtëpisë funksiononte në mënyrë perfekte. Hajdutët, dy në pamje, por me siguri katër-pesë të përfshirë në grabitje, arritën të ikin, por pa hyrë në shtëpi. Burimet tregojnë për ABC Spain se të dhënat flasin për një grup shqiptar dhe sipas hetuesve dyshojnë se nuk e dinin që Carvajal jetonte aty, pasi dyshohet se po atë natë kanë tentuar të grabisin shtëpi të tjera në atë zonë.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022, rajoni përjetoi 25 vjedhje shtëpish në ditë. Edhe pse 60% janë kryer nga gjeorgjianët, shqiptarët janë përpara rumunëve, dominikanëve dhe madje edhe spanjollëve.

Ata përpiqen që të mos ketë njerëz brenda pasi e dinë se një arrestim për një tentativë ose grabitje të përfunduar është sinonim i gjumit një natë në birucën e sallës së gjyqit dhe largimit të nesërmen në mëngjes nga vendi.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128