Tetë të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Krime

2 Shkurt 2023, 16:12 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Tetë të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi

Të paktën tetë persona humbën jetën në Sevastopol të Krimesë për shkak të zjarrit në disa banesa të përkohshme për punëtorët e ndërtimit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas autoriteteve lokale ruse, zjarri ishte rezultat i djegies së një pajisjeje elektrike, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Punëtorët po ndërtonin autostradën Tavrida, një rrugë e re që lidh Sevastopolin dhe Simferopolin.

Ministria e Emergjencave konfirmoi se tetë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Sevastopol është shtëpia e Marinës Ruse në Detin e Zi dhe qeveriset nga Moska.

Një polic i Minstrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë bën roje para një qendre votimi gjatë referendumit

Pavarësisht aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Ukraina ende pretendon gadishullin dhe ka deklaruar synimet për ta rimarrë atë me forcë.

Gadishulli i Krimesë ka një rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike për të dyja palët.

Kërkesa e Kremlinit që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë ka qenë një nga kushtet e saj kryesore për t’i dhënë fund luftimeve, ndërsa Ukraina është zotuar të dëbojë rusët nga gadishulli dhe të gjitha territoret e tjera të pushtuara.

Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128