U vra nga policia serbe, familjarët e Faton Hajrizit mbërrijnë në morg për të identifikuar kufomën

Familjarët e Faton Hajrizit janë parë duke hyrë në objektin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, ku po qëndron trupi i tij, i cili u soll nga Serbia në orët e para të së premtes, raporton Ekonomia Online.
Pas daljes nga Instituti, as familjarët dhe as avokati i familjes, Arianit Koci, nuk kanë pranuar të flasin për media.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit parashihet që të qëndrojë në IML edhe për disa ditë të tjera, deri në përfundim të ekzaminimeve të nevojshme, ndërsa autopsia e trupit do të bëhet sot.
Pas një bisede që nëna e tij pati me Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas disa hyrje-daljeve të avokatit Arianit Koci brenda objektit, i është mundësuar edhe nënës së tij që të shoh nga afër trupin e pajetë të djalit.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e ka konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë dhe se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij
”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe pasi sipas tyre refuzoi të dorëzohej. Hajrizi ishte i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor serb dhe plagosjen e një tjetri.
Hajrizi arriti që të arratiset nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik, për të nëntë herë radhazi.
Çështja e Hajrizit do të hetohet në vazhdim, e sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kjo do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

