Ushtria e Turqisë dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

8 Dhjetor 2024, 19:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Ushtria e Turqisë dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

Ushtria e Turqisë ka dislokuar në Kosovë rreth 300 trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s. KFOR ka bërë të ditur se ata do të zëvendësojnë njësitë italiane. Ushtarët janë nga brigada e 65-të e këmbësorisë do të kryejnë një sërë aktivitetesh së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të përfshihen në përgjigjen ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

KFOR-i përsëriti se është i aftë që të parandalojë çdo rrezik të mundshëm përshkallëzues “dhe të përballet me çdo skenar të sigurisë” sipas mandatit që i buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Aktualisht, KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128