"Vizitë produktive", Shefi i EULEX-it viziton Dhomën Operacionale

9 Shkurt 2025, 13:43 / KOSOVA ALFA PRESS
"Vizitë produktive", Shefi i EULEX-it viziton Dhomën

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka njoftuar se kanë zhvilluar një vizitë tek Dhoma Operative e Prokurorisë së Shtetit që po drejtohet nga Laura Pula.

Barbano ka thënë se aty ka takuar dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Drejtorin e Policisë, Gazemend Hoxha.

Vizitë shumë produktive në Sallën Operative të Prokurorisë së Shtetit, e kryesuar nga znj. Laura Pula mëngjesin e sotëm, ku takova AKSHP Kelmendi dhe KPDG Hoxha. EULEX-i është i përkushtuar të monitorojë dhe mbështesë institucionet e RoL-së së Kosovës duke siguruar që secili mund të ushtrojë lirisht të drejtën e tij për të votuar”, ka shkruar Barbano.

Po ndodh...