
Vjosa Osmani takohet në Antalia me presidentin turk Erdogan: Lideri që i qëndroi gjithmonë pranë Kosovës! Turqia partner kyç për paqen në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në Antalia. Osmani dhe Erdogan i takuan gjatë punimeve të Forumit Diplomatik të Antalias në Turqi, i cili u çel sot dhe mbyllet më datën 13 prill.
Presidentja e Kosovës ka ndarë disa momente në rrjete sociale nga takimi me homologun turk, teksa shkruan se Erdogan është lideri që i qëndroi gjithmonë pranë Kosovës në çdo sfidë dhe çdo etapë të shtetndërtimit.
Më tej ajo thekson se Turqia është një partner kyç në rajon për paqen dhe stabilitetin.
Postimi i Osmanit në rrjete sociale:
Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët.
Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.
Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128