
Vuçiç refuzon Putinin: Nëse do njihnim Kosovën, do anëtarësoheshim në BE

Sanksionet kundër Rusisë nuk i vendos, por në samitin e BRICS, përmes së cilit Moska dhe Kina duan të tregojnë dominancë ndaj Perëndimit, Vuçiç nuk do të marrë pjesë. Presidenti serb e bëri të ditur këtë gjatë një interviste për Radio Televizionin Publik të Serbisë mbrëmjen e së hënës. Një ditë pas telefonatës së zhvilluar me homologun Vladimir Putin, Vuçiç tha se për shkak të takimeve të rëndësishme me zyrtarë të tjerë nuk mund të shkonte në Kazan, por se do të dërgonte atje një delegacion prej 4 ministrash, shkruan A2.
“Unë e respektoj Putinin. I thashë gjithashtu që edhe nëse nuk do të kisha takime me zyrtarë të tjerë, do ta kisha të vështirë të vija. Besoj se ai e kupton Serbinë, e cila është e vetmja që nuk i është bashkuar asnjë deklarate kundër Rusisë.”
Vuçiç foli edhe për Kosovën, duke i cilësuar si gënjeshtër famëkeqe pretendimet se atje nuk ka institucione serbe. "Institucionet më të rëndësishme të Republikës së Serbisë funksionojnë në tërë territorin e Kosovës dhe Metohisë, përkatësisht institucionet shëndetësore dhe ato arsimore,” thotë Vuçiç, i cili shton se pavarësisht kësaj, gjendja e njerëzve të tyre atje nuk është e mirë. Duke iu referuar heqjes së masës për hyrjen e kamionëve serbë në Merdarë, Vuçiç pohoi se gjermanët dhe SHBA e detyruan Kurtin të pranojë diçka sa për të thënë. “Kamionët presin me ditë për të hyrë,” denoncoi ai. Sa i përket integrimit europian, Vuçiç tha se procesi nuk ka ngecur, por po ecën me ngadalë.
“Sa herë që mendoni se është për shkak të sundimit të ligjit, unë do të them - nuk është. Nëse do ta pranonim pavarësinë e Kosovës dhe do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, do të ishim anëtarë të BE-së nesër, menjëherë.”

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128