Zelensky thirrje OKB-së të vizitojë qendrën tregtare në Ukrainë të sulmuar nga raketa ruse

28 Qershor 2022, 22:03 / KOSOVA ALFA PRESS

Zelensky  thirrje OKB-së të vizitojë qendrën tregtare

Presidenti i Ukrainës u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë vendin e një sulmi raketor në një qendër tregtare në Kremenchuk, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Volodymyr Zelensky tha: "Unë sugjeroj që Kombet e Bashkuara të dërgojnë ose një përfaqësues special, ose sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ose një komision të plotfuqishëm në vendin e këtij akti terrorist".

Ai shtoi se kjo do t'i mundësojë OKB-së që "të zbulojë në mënyrë të pavarur informacionin dhe të shohë se ky ishte me të vërtetë një sulm raketor rus".

Të paktën 18 persona u vranë në sulmin e djeshëm - dhjetëra u plagosën dhe shumë janë ende të zhdukur, thanë autoritetet.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128