Zelenskyy i kërkon OKB-së Izolimin e Rusisë

28 Shtator 2022, 18:40 / KOSOVA ALFA PRESS

Zelenskyy i kërkon OKB-së Izolimin e Rusisë

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy kërkon izolimin e Rusisë ndërkombëtarisht  kjo për referendumet false të organizuara në territorin e vendit të tij. Zelenskyy i bëri këtë kërkesë të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ekziston vetëm një mënyrë për ta ndalur të gjithë këtë”, tha ai nëpërmjet një lidhjeje videofonike. “Së pari është izolimi i Rusisë në përgjigje të gjithçkaje që bën”.

Ai tha se ndaj Moskës duhen vendosur sanksione të mëtejshme dhe se i duhet hequr vetoja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe se duhet pezulluar anëtarësimi i saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Aneksimi i territoreve të kapura... është shkelja më brutale e Kartës së OKB-së”, tha presidenti ukrainas. “Kjo është një përpjekje për të grabitur territorin e një vendi tjetër. Kjo është një përpjekje për të fshirë normat e ligjit ndërkombëtar”.

Nëse Moska anekson këto territore, tha zoti Zelenskyy, “do të thotë se ekziston asgjë për të biseduar me presidentin e Rusisëtha ai.

 

 

Po ndodh...