Zgjedhjet lokale, voton presidentja e Kosovës Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

12 Tetor 2025, 11:47 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet lokale, voton presidentja e Kosovës Vjosa Osmani: Sa më e

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend.

Pas hedhjes së votës, ajo ka thënë se sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend.

“Është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore aq më e fortë do jetë demokracia jonë. Shpresoj që ky do jetë proces me rezultat në të mirën tonë… Është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t’i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do udhëhiqen komunat e tyre”, ka thënë ajo.

Kosova sot zhvillon zgjedhjet lokale. Kjo është hera e dytë që qytetarët e Kosovës i drejtohen kutive të votimit pas zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara më shkurt.

Kësaj here, 2.025.105 votues do të votojnë për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

 

Po ndodh...

ide