Zgjedhjet në Kosovë/ BE: Procesi të jetë transparent dhe pa ndërhyrje politike
Bashkimi Evropian ka thënë se procesi zgjedhor në Kosovë duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike, duke theksuar se pret që roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “të sigurojë procesin me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm”.
BE-ja ka thënë se moscertifikimi i një partie politike “për shkak të konsideratave politike e jo procedurave ligjore do të ishte pengesë serioze”.
“BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, moscertifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një pengesë serioze”, thuhet në komunikatë.
Sipas BE-së, ruajtja e demokracisë gjatë procesit zgjedhor e të gjithë anëtarëve të KQZ-së “është çështje themelore dhe s’duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale”.
“Të gjithë kandidatët e certifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës.
Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike”, thuhet tutje në reagimin e publikuar në faqen zyrtare./KOHA
-
-
Gjykata Supreme i hap rrugë regjistrimit të ‘Listës Serbe’ në zgjedhje
31 Dhjetor, 13:46
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128