Zgjedhjet në Kosovë! Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren, por do t'i duhet koalicion për qeverinë

7 Qershor 2026, 22:22 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet në Kosovë! Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren,

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës, që u mbajtën këtë të diel, duke fituar me diferencë të thellë ndaj partive kundërshtare. Vlen të theksohet se pjesëmarrja ishte e ulët, vetëm 32% e votuesve.

Kur janë numëruar 96.8% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 291,255 vota, ose 43.03%. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 143,674 vota, ose 21.24%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 119,691 vota, ose 17.70%.

Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 47,817 vota, ndërsa Lista Serbe e pakicës serbe ka marrë 39,678 vota.

Pas këtij rezultati, LVV ka shpallur zyrtarisht fitoren, por për formimin e qeverisë së re duhet të bëjë koalicion me një nga partitë e tjera, pasi nuk e arrin shumicën prej 61 vendesh në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse shihet si fitore, Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar një tkurrje të numrit të votave, pasi në zgjedhjet e fundit fitoi mbi 49% të votave dhe arriti të formojë qeverinë e vetme.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dështimit për të zgjedhur një president dhe disa seancave të dështuara në Kuvend. Kujtojmë se dy vite më parë, LVV nuk arriti të formojë qeverinë për më shumë se 9 muaj dhe vendi iu drejtua sërish kutive të votimit në muajin nëntor.

Po ndodh...