Zgjedhjet në Kosovë! LVV fiton një tjetër mandat nga votat e diasporës, ia merr LDK-së së Vjosa Osmanit
17 June 2026, 11:05 / KOSOVA

Në Kosovë ka vijuar numërimi i fletëve të votimit nga diaspora, ku ka mbetur vetëm tetë kuti për t’u numëruar nga votat me postë.
Duket se këto vota kanë bërë që Lëvizja Vetëvendosje, të sigurojë edhe një tjetër mandat deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Mandati i fituar nga LVV i hiqet Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cila tashmë bie në 18 ulëse. Në LDK bën pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.
Kujtojmë që nga fillimi i numërimit të votave të diasporës, LVV ka arritur të marrë edhe 5 mandate më shumë, duke shkuar në 53 nga 48 që kishte nga votimi brenda Kosovës.
Po ashtu pritet që fillojë edhe numërimi i mbi 8 mijë votave me kusht dhe mbi 3 mijë votave nga personat me nevojat e veçanta.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
