
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë. Kur pritet të dalin rezultatet e para

Janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën për zgjedhjet parlamentare. Ato u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa u votua në 2 589 vendvotime. Në vijim pritet të nisë numërimi dhe rezultatet e para pritet të dalin para mesnatës.
Rreth 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, patën të drejtën e votës të cilën e ushtruan rreth 40% e tyre. Pjesëmarrje e cila duket më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Qytetarët e Kosovës zgjodhën sot përbërjen e re parlamentare, e cila më pas krijon ekzekutivin e ri të Kosovës. Katër janë kandidatët për kryeministër, Albin Kurti kryetar i VV dhe kryeministër në detyrë, Bedri Hamza kandidat nga radhët e PDK, Lumir Abdixhiku kryetar i LDK dhe Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.
Më 8 shkurt, për herë të parë qytetarët e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë në përfaqësi diplomatike në 19 shtete të ndryshme të botës. Po ashtu, dje është përmbyllur edhe procesi i votimit me postë. Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë votuar 15.552 ose 73.56 përqind. Votat e diasporës do të numërohen ditën e hënë.
Ndërsa me postë kanë votuar rreth 80 mijë qytetarë të Kosovës me banim jashtë vendit nga mbi 100 mijë që ishin regjistruar.
Në këto zgjedhje, në Kosovë ra në sy pjesëmarrja e lartë e komunitetit serb në komunat e banuara me shumicë nga ata. Politika e bojkotit që ushtronte vazhdimisht Beogradi mbi popullsinë serbe duket se ka marrë fund.
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, tha se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë.
Ndërsa koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim monitoroi zgjedhjet parlamentare me 500 vëzhgues që ishin të vendosur në 500 vendvotime.
-
-
Shkrumbohet makina në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
9 Shkurt, 19:16

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128