
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, deri në orën 15:00 në përfaqësitë diplomatike votuan mbi 50%

8 Shkurt 2025, 16:46 / KOSOVA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, tha se në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, në shtetet e ndryshme, deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 50% e votuesve të regjistruar.
“Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ka nisur procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadë. Kemi pranuar të dhënat e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 15:00, nga 20 mijë e 324 votues të Republikës së Kosovës të regjistruar për votim, kanë votuar 10 mijë e 306 votues apo 50,91%”, ka thënë ai.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128