"28 Qershoret" fatale të Serbisë!

28 Qershor 2022, 19:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

"28 Qershoret" fatale të Serbisë!

"28 Qershoret" fatale të Serbisë!

Nuk besoj të ketë popull tjetër, veç serbëve, qe, një datë e caktuar e vitit, t'u ketë sjellë kaq shumë fatkeqësi në historinë e tyre kombëtare sa 28 qershori dhe, paradoksalisht, të jetë glorifikuar e festuar si një datë e shenjtë (Shën Vitusi), e shndruar në mit kombëtar.

- Mbi 600 vite më parë, në 28 qershor 1389, kualicioni i krishterë, i udhëhequr nga Car Llazari, mbreti i Serbisë mesjetare, u mund në Fushën e Mullenjave (Kosovë) nga osmanët e sulltan Muratit I-rë dhe që nga ajo datë, për mëse 500 vjet, Serbia u çduk nga harta politike e Ballkanit, duke u shndruar në një provincë osmane. Këtë ngjarje të kobshme për historinë serbe e gjejmë të kënduar në këngët (pesmet), ritualet fetare dhe poezinë popullore që, ndonse është një humbje madhore, festohet prej tyre si një datë fitoreje!

- Në 28 qershor 1914, një djalosh serb 18 vjeçar, Gavrillo Princip, vrau në Sarajevo, arkidukën Franc Ferdinand, trashëgimtarin e kurorës të Habsburgëve, dhe kjo u bë shkas i fillimit të L1B, prej të cilës më së shumti vuajti populli serb.

- Ishte po 28 qershori i 1919, kur fuqitë fituese të L1B, përmes Traktatit të Versajës, krijuan Jugosllavinë I-rë, një krijesë politike artificiale, ku serbët sunduan brutalisht mbi kombësitë e tjera, përfshi këtu edhe shqiptarët e Kosovës.

- Ishte po 28 qershor i 1921, kur serbët shpallën Kushtetutën e Re (Kushtetuta e Vidovdanit), për krijimin e të ashtuquajturës "Mbretëria Serbo - Kroato -Sllovene", nën kurorën serbe të Karagjorgjeviçëve, fati i së cilës përfundoi tragjikisht, fillimisht me vrasjen e Mbretit Aleksandër (1928) nga kroatët dhe mandej me shpërbërjen përfundimtare nga gjermanët në mars 1941.

- Edhe vendosja e Socializmit specifik titist pas L2B, është e lidhur tragjikisht me këtë datë fatale.
Në 28 qershor 1948 Stalini dërgon "Letrat" e famshme të Informbyrosë, që e akuzuan Titon si agjent të imperializmit dhe tradhërar të marksizëm - leninizmit. Një ngjarje fatkeqe për serbët, që humbën privilegjet e tyre në Shqipëri dhe fat për ne shqiptarët që nuk u bëmë Republikë e 7-të e Jugosllavisë.

- Ishte përsëri 28 qershor 1989, në 600 vjetorin e betejës të Fushë Kosovës, ku Svobodan Millosheviçi lëshoi kushtrimin e luftrave të përgjakshme në Jugosllavi, që përfunduan jo vetëm me mijra të vrarë e dëme të pafund, por edhe me reduktimin e Serbisë në një shtet në madhësinë e një shekulli më parë.

- Ironikisht, po në 28 qershor 2001 Milosheviçi arestohet dhe dërgohet në Hagë, i akuzuar "për krime kundër njerëzimit".

- Sipari mbyllet po në 28 qershor 2006, kur aleati i vetëm tradicional i Serbisë, Mali i Zi, shpalli pavarësinë nga Serbia.

- Le të shpresojmë se do të jetë po 28 qershori data kur Serbia do t'a njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo datë, fatale e tragjike, festohet çdo vit nga serbët në Gazimestan (Fushë Kosovë), si një ditë heroike, ndonse realiteti është krejt tjetër. Kështu ndodh ngahera kur historia mitizohet e fetarizohet! 

Përgatiti: Klodi Stralla

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128