Arratia e famshme drejt lirisë e një skllavi, që u bë këshilltar i presidentit Lincoln

12 Shtator 2022, 16:33 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Arratia e famshme drejt lirisë e një skllavi, që u bë

Më 3 shtator 1838, abolicionisti, gazetari, autori dhe avokati i të drejtave të njeriut Frederick Douglass u arratis në mënyrë dra matike nga skllavëria- duke udhëtuar drejt veriut me tren dhe anije- nga Baltimore, përmes Delaware, në Filadelfia. Po atë natë, ai mori një tren për në Nju Jork, ku mbërriti mëngjesin tjetër.

"Të hënën, ditën e tretë të shtatorit 1838, në përputhje me vendimin tim, unë i dhashë lamtumirën qytetit të Baltimores dhe asaj skllavërie që më kishte neveritur që nga fëmijëria".

Kishte lindur skllav në një plantacion në Tuckahoe, Maryland, rreth vitit 1817, nga një nëne zezake dhe një babai të bardhë, ai nuk e dinte datën e lindjes së tij, por festonte ditëlindjen më 14 shkurt në kujtim të nënës së tij, e cila i kishte sjellë një tortë në formë zemre natën që e pa për herë të fundit.

Kur i vdiq e ëma, Douglass, fare i vogël lindur jetoi me gjyshen e tij në lagjet e skllevërve deri në moshën tetë vjeç, kur ai u "punësua" dhe u dërgua për të punuar në shtëpinë e Hugh Auld. Ndërsa punonte për familjen Auld në Baltimore, Frederick, filloi të merrte një arsim formal.

Zonja Auld theu ligjin e shtetit të Merilendit për ta mësuar djalin e ri të lexonte dhe Frederick më vonë u përpoq të mësonte gjithçka që mundi nga nxënësit e shkollës që takonte në rrugët e Baltimores.

Pas një përpjekjeje të mëparshme të pasuksesshme, Frederiku u arratis nga skllavëria në 1838 duke u hequr si marinar i lirë i veshur me një këmishë të kuqe, një kapelë të gomuar dhe një shall të zi të lidhur lirshëm rreth qafës. Ai hipi në tren për në Filadelfia.

Treni shpejtoi dhe unë isha në rrugë të mbarë...kur konduktori hyri në vagonin e zi për të kontrolluar biletat dhe për të ekzaminuar dokumentet e pasagjerëve me ngjyrë. Ky ishte një moment kritik në dramë. Frederiku duhej të ishte në gjendje të fliste, si dhe të dukej, si marinar: Njohuritë e mia për anijet dhe bisedat e marinarëve më ndihmuan shumë, sepse njihja anijen fund e krye, dhe nga dyreku në dyrek dhe mund të flisja për marinarin si një "detar i regjur”.

I gëzuar që ishte i lirë kur arriti në qytetin e Nju Jorkut, Frederikut iu desh menjëherë të përballej me ndjesinë e vetmisë dhe frikës, si i huaj në një tokë të huaj. Për fat të mirë, shpejt atij iu dha ndihma nga aktivisti me ngjyrë, David Ruggles.

Dy javë pasi arriti statusin e qytetarit të lirë, Douglass u martua me Anna Murray, një zezake e lirë të cilën e kishte takuar në Baltimore. Ai u vendos në Nju Bedford, Masaçusets, ku përvoja e tij si punëtor në riparimin e anijeve i mundësoi të gjente punë në doke.

Në Nju Bedford, Frederick i dha një miku privilegjin që të zgjidhte një emër të ri, pasi ai mund të kërkohej me emrin e vjetër si i arratisur. Një miku i vet, që sapo kishte lexuar "Zonjën e Liqenit" i dha mbiemrin Duglass.

Tre vjet më vonë, Frederick Douglass filloi të jepte leksione në emër të Shoqërisë kundër Skllavërisë në Massachusetts. Douglass shkroi "Narrative of the Life of Frederick Douglass, an American Slave", (Rrëfenja e jetës së Frederick Douglass, një skllav amerikan), pjesërisht për të hedhur poshtë akuzat që ishte e pamundur që dikush me arritjet e tij të kishte qenë skllav.

"Ikja ime nga skllavëria", nga Frederick Douglass, u botua në nëntor 1881 në revistën "The Century Illustrated".

Autobiografia e tij e rishikuar plotësisht u botua nën titullin "Life and Times of Frederick Douglass", gjithashtu në 1881.

Me të ardhurat nga "Narrative" dhe me ndihmën e parave dhe një shtypi të siguruar nga filantropët britanikë, Frederick Douglass dhe Martin Delany filluan në 1847 të redaktonin dhe botonin një gazetë, "The North Star", me qendër në Rochester, Nju Jork.

Boshti i gazetës ishte: "Shfuqizoni skllavërinë në të gjitha format dhe aspektet e saj, përkrahni emancipimin universal, lartësoni standardin e moralit publik dhe promovoni përmirësimin moral dhe intelektual të njerëzve me ngjyrë dhe shpejtoni ditën e lirisë për tre milionë bashkatdhetarëve tanë të robëruar".

Gazeta gjithashtu avancoi të drejtat e grave, një kauzë që Douglass e kishte mbrojtur që nga pjesëmarrja e tij në konventën e parë për të drejtat e grave të vitit 1848 në Seneca Falls, ku ai foli me elokuencë në mbështetje të çështjes. Douglass ishte një nga nënshkruesit fillestar të këtij manifesti të të drejtave të grave, hartuar nga Elizabeth Cady Stanton.

Gjatë Luftës Civile, Douglass këshilloi Presidentin Lincoln, duke i kërkuar atij që të lejonte regjistrimin e ushtarëve afrikano-amerikanë dhe ta cilësonte konfliktin si një sulm ndaj skllavërisë. Ai ishte përgjegjës për rekrutimin e afrikano-amerikanëve për të luftuar për Union, dhe dy djemtë e tij, Charles dhe Lewis, u regjistruan në Regjimentin e 54-të të Massachusetts.

Pas luftës, Douglass mbajti disa poste qeveritare, duke përfshirë marshallin amerikan të D.C. Ai vazhdoi të luftojë për të drejtat civile të afrikano-amerikanëve dhe grave. Ai ishte ministër dhe konsull i përgjithshëm në Haiti nga 1889-91./ Përgatiti Sokol Neçaj

Arratia e famshme drejt lirisë e një skllavi, që u bë

Arratia e famshme drejt lirisë e një skllavi, që u bë

Arratia e famshme drejt lirisë e një skllavi, që u bë

 

 

 

 

Po ndodh...