Çfarë të mbjellësh, do të korrësh!

20 Gusht 2022, 14:59 / MADE IN ALFA NGA KLODI STRALLA

Çfarë të mbjellësh, do të korrësh!

Ashtu si në Natyrë (tek sendet) vepron Ligji i ruajtjes të Energjisë, në Shoqërinë njerëzore (tek njerëzit) vepron po ai Ligj, por në një trajtë tjetër. Është ai që populli e ka sintetizuar bukur në shprehjen: - “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”!
Kjo vlen si për çdo njeri, në veçanti, ashtu dhe për çdo popull, përfshi edhe ne shqiptarët.
- Nuk bëjmë dot Shtet - nuk mbrojmë dot interesin publik të shoqërisë - sepse kudo kemi mbjellë Individualizmin – Secili për vete, Zoti për të gjithë!
- Nuk bëjmë dot Shkollë sepse nuk stimulojmë më të mirët, por duam që, të parët e klasës të jenë fëmijët tanë, ndonse ata nuk kanë kapacitetin e të tjerëve.
- Nuk mbjellim Punën, si burim i të mirave, por preferojmë grabitjen e të tjerëve, herë si kriminelë ordinerë dhe herë si kriminelë me kollaro (pushtetarë)
- Nuk mbjellim modestinë, thjeshtësinë dhe solidaritetin mes nesh, por vlerësojmë dhe inkurajojmë fodullëkun, kapadaillëkun dhe mëndjemadhësinë,
- Nuk mbjellim Drejtësinë por sa vjen e po e thellojmë më shumë padrejtësinë, duke i hequr godinës arkitraun e saj (ai që mban gjithë peshën).
- Nuk……… sa e sa të tjera ka si këto! Prandaj të mos çuditemi pse na ndodhin gjithë këto gjëra të padëshiruara - Po korrim ato që kemi mbjellë!


Po ndodh...