“Filipike”, njihuni me një varg ligjëratash të oratorit më të madh të Athinës të Lashtë

31 Korrik 2022, 11:19 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

“Filipike”, njihuni me një varg ligjëratash të

Në zhanrin e oratorisë, me emrin “Filipike” njihen një varg ligjëratash të oratorit më të madh të Athinës të Lashtë – Demostenit, drejtuar mbretit Filipit të II-të të Maqedonisë, babait të Aleksandrit të Madh. Ai shpërthen kundra mbretit më të fuqishëm të kohës jo me fjalë të ashpra por të mençura, plot të vërteta historike, për të cilat Filipi nuk ia fali kurrë, duke e detyruar të pijë helmin në vitin 322 p.e.r. kur pushtoi Athinën.

Që nga ajo kohë, Filipiket janë kthyer në një gjini të veçantë letrare, një mënyrë të shkruari dhe të foluri shkurt, qartë dhe me ide të thella. Vite më vonë këtë dhunti e demostroi edhe Ciceroni, një tjetër orator i famshëm në Romën e Lashtë, kur mbronte Republikën nga autokratët.

Më poshtë po ju sjell një fragment të shkurtër nga një prej filipikeve të tij:

“….Pothuaj në çdo Kuvend, o burra të Athinës, është folur shumë mbi padrejtësitë që s’pushon së bëri Filipi kundra nesh edhe pas nënshkrimit të paqes. Shkaqet që sollën këtë gjendje janë shumë, por për mua fajin më të madh e kanë ata që preferojnë të dëgjojnë ato që u pëlqejnë dhe jo ato që e do e mira e qytetit.

Ju lutem, o burra të Athinës, të mos më zemëroheni, në qoftë se do t’ju them hapur ndonjë të vërtetë të papëlqyeshme. Natyrisht të jetojmë në paqe është më e dëshirueshme se të bëjmë luftë. Por në qoftë se tjetri, me armë në duar, ju hedh parullën e paqes, por vepron si të ishim në luftë, ç’na mbetet të bëjmë, përveç se të mbrohemi? Nëse e ruajmë paqen dhe bashkë me të edhe lirinë, une s’jam kundra, por në thëntë dikush që paqe është t’i japësh liri Filipit të pushtojë viset tona, këtu më keni kundra. Ja pikërisht këta lloj njerëzish blen ai me gjithë ato të holla që prish: Që ai të mund të luftojë me ju, po ju jo me të……”

Edhe ne shqiptarët, si Demosteni dikur, po i shkruajmë shumë filipike “Filipit” tonë, duke i ofruar paqen, ndërkohë që ai ka preferuar luftën. Uroj, siç kanë ardhur punët, të mos kemi fatin e Demostenit!

“Filipike”, njihuni me një varg ligjëratash të

PS. Në foto, në të majtë Demosteni dhe në të djathtë Filipi i II-të i Maqedonisë.

Po ndodh...