Historia tragjike e varkës së fundit të shpëtimit të 'Titanik'

4 Gusht 2022, 16:47 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Historia tragjike e varkës së fundit të shpëtimit të

Falë dhe filmit ‘Titanik’ të regjisorit James Cameron në vitin 1997 tragjedia e kësaj anije njihet pothuajse nga të gjithë.

Më 11 prill 1912  anija e pagëzuar me emrin “Titanik’ niset nga porti i Southampton për udhëtimin e saj të  parë, por që ai port nuk do ta shoh më kurrë ne fakt, pasi më 14 prill ajo përplaset me një ajsberg dhe më pas fundoset.

Nga rreth 2200 persona në bordin e anijes, vetëm 700 shpëtojnë, ndërsa 1500 persona humbin jetën në ujërat e akullta të Oqeanit Atlantik.

Një fakt tjetër tronditës në lidhje me mbytjen e kësaj anije është që oficerët e  Titanikut nuk shfrytëzuan kapacitetin e plotë të varkave të shpëtimit, nga frika se ata nuk mund të përballonin peshën e shumë njerëzve, gjë që çoi në disa polemika më vonë, si dhe reduktimin e këtyre varkave.

Por si u gjet varka e fundit e shpëtimit?

Kjo varkë ishte një gomë e palosshme dhe e vendosur sipër banesave të oficerëve.

Ajo u gjet më 13 maj 1912 rreth një muaji pas mbytjes së anijes, nga linja oqeanike RMS Oceanic rreth 200 milje nga vendi i fatkeqësisë.

Pasi varka u gjet anëtarët e ekuipazhit të RMS u gjenden përballë një tmerri që ndoshta do ta kenë mbajtur mend për një kohë të gjatë.

Ata gjetën tre trupa të shpërfytyruar nga agjentët atmosferikë dhe të grryer nga kripa.

Viktinat ishin dy kaldaistë të anijes dhe një pasagjer i klasit të parë që mbante veshur kostumin e mbrëmjes, që më vonë u identifikua si Thomson Beattie i cili mbante dhe një unazë martese që mbante fjalët "Edvard dhe Gerda". 

Nuk ishte e mundur të bëhej asgjë për ta, ata kishin vdekur prej kohësh kështu që ekuipazhi i Oceanic vendosi të kryente një ritual të vogël funerali. 

Trupat e tyre thuhet se u mbështollën me flamurin britanik para se të varroseshin në det. 

Ishte e vetmja gjë që mund të bënte ekuipazhi i Oceanik.

Mendohet se të dy bashkëshortët mund të kenë qënë në bordin e varkës por siç duket Gerda ka ndërruar jetë në fillin dhe ajo më pas është hedhur në det nga të pranishmit në varkë.

Nuk dihet se çfarë ndodhi me bashkëshortët ose pse mbetën tre prej tyre.

Dihet vetëm që varka e shpëtimit humbi rrugën dhe që të tre (ose kushdo që ishte në varkë) nuk arritën të gjeheshin në kohën e duhur.

Fatkeqësisht, ne nuk do ta dimë kurrë të vërtetën, mund të kujtojmë vetëm viktimat e një prej aksidenteve më tragjike detare të shekullit të kaluar.

Historia tragjike e varkës së fundit të shpëtimit të
Thomson Beattie

Po ndodh...