Kush është personi misterioz A. H, që zbuloi “Ilir Metën spiun”

11 Gusht 2022, 13:12 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Kush është personi misterioz A. H, që zbuloi “Ilir

Gjatë daljes së sotme për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u pyet edhe për çështjen e fakteve që ka zbuluar Autoriteti i Dosjeve, sipas të cilave ai rezulton bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij ai autor i këtij manipulimi është vetë Edi Rama, të cilin e akuzoi se e ka kapur shtetin në shërbim të agjenturave të huaja.

Ish-presidenti gjithashtu foli për një person misterioz me inicialet A. H, i cili është autor i emailit të mbërritur nga SHBA Në Autoritetin e Dosjeve dhe pas të cilit, u zbulua implikimi I tij me Sigurimin e Shtetit.

Duke sulmuar kryeministrin ai tha edhe, se i mjaftojnë 3 kartelat që posedon kundër Edi Ramës, të cilat është i gatshëm që ti nxjerrë në parlament në muajin shtatorë, kur ai të mblidhet sërish.

  “Unë që sot të mbledhin Parlamentin, do shkoj vetë në parlament, tre kartela më duhen mua me vete që t’i nxjerr atje dhe ata t’i sjellin të gjithë anëtarët e autoritetit të manipulimit të dosjeve. Të sjellin dhe A. L etj, por kjo nuk është çështja më e rëndë ku është impilikuar Edi Rama në kapjen e shtetit që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore kundër Republikës së Shqipërisë, të agjenturave armiqësore. Se e merr email-in, A. H, e çon andej te vetja e sjell prapë këtu në mënyrë anonime gjoja në emër të miqve amerikane që na paskan ruajtur këto sekrete të papara për Ilir Metën. Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një agjende antikombëtare. Që sot të mblidhet Parlamenti se në shtator kemi gjëra shumë më të mëdha e të rëndësishme pasi të qetësojmë dhe Linditën që ti bëjë pushimet më mirë. Me ilir Metën këto nuk shkojnë”, deklaroi ai./Alfapress.al

 

Po ndodh...