"Liberatori" që themeloj Perandorinë e Brazilit

3 Shtator 2022, 20:57 / AKTUALITET NGA SOKOL NEçAJ

"Liberatori" që themeloj Perandorinë e Brazilit

Dom Pedro I, i mbiquajtur "Liberatori", ishte themeluesi dhe sundimtari i parë i Perandorisë së Brazilit. Ai gjithashtu ishte Mbret Dom Pedro IV, ku mbretëroi për një kohë të shkurtër mbi Portugalinë, ku edhe aty u bë i njohur si "Liberatori".

Kur vendi u pushtua nga trupat franceze në 1807, ai dhe familja e tij u larguan në koloninë më të madhe dhe më të pasur të Portugalisë, Brazil. Ai shpalli pavarësinë e Brazilit në 1822 dhe sundoi vendin për nëntë vjet përpara se të abdikonte në 1831.

Pas vdekjes së tij, zemra e tij është ekspozuar në Kishën e Lapës në qytetin e Porto, Portugali në një enë qelqi të mbushur me formaldehid.

"Liberatori" që themeloj Perandorinë e Brazilit

Për herë të parë që nga pavarësia e saj, zemra do të transportohet në Palacio Planalto në Brasília, ku do të bëhen nderime ushtarake dhe do të ekspozohet në Palacio Itamaraty për të shënuar dyqindvjetorin e pavarësisë së Brazilit më 7 shtator. /Nga Sokol Neçaj