Loja e madhe e Edi Ramës me bastet sportive, si po riformatohet krimi dhe bizneset e tij

31 Gusht 2022, 14:24 / MADE IN ALFA NGA ALFAPRESS.AL

Loja e madhe e Edi Ramës me bastet sportive, si po riformatohet krimi dhe

Pas afro katër vitesh, Edi Rama, duket se ka vendosur që të rihapë bastet sportive, duke bërë kështu një kthesë të madhe prapa.

Sipas gazetarit, Artan Hoxha, e gjitha kjo përkon me zhdukjen (ose vrasjen) e manjatit të këtij biznesi përpara dhe pas mbylljes së tyre, Ervis Martinajt.

Duket se kompanitë e Martinajt që vazhdonin me të njëjtin intesitet edhe në në informalitet pas vitit 2018 dhe të mbrojtura nga policia, tashmë po kalojnë në duar të tjera.

Gjithashtu ashtu siç po riformatohet krimi i organizuar, njësoj po ndodh edhe me bizneset e tij, ku një ndër më të mëdhenjtë që qarkullon qindra milion euro në vit është kumari dhe lojërat e fatit.

Këtë të mërkurë, (31.8.20220, kryeministri nxori në rresht ministra, kryepolicë dhe eksponentë të lartë të sportit për tu mbushur mendjen shqiptarëve, se bastet sportive janë duhet të rikthehen për të ndihmuar buxhetet e sportit.

Por e vërteta është krejtësisht tjetër. Pas 4 vitesh “luftë” mes grupeve mafioze kriminale që kishin interesa të mëdha në këtë fushë, Rama nëpërmjet vëllait të vetë Olsi Ramës dhe disa biznesmenëve të tij miq që kanë lidhje me botën e krimit, nuk arriti dot që të marrë monopolin e tyre.

Pak histori

Loja e madhe e Edi Ramës me bastet sportive, si po riformatohet krimi dhe

Në fillim të muajit tetor të vitit 2018, kryeministri Edi Rama, mbajti një fjalim në seancën parlamentare të radhës, për ti shpjeguar shqiptarëve arsyet, se përse po mbyllte në bllok të gjithë biznesin e basteve sportive fizike.

U përqendrua në plagët sociale që shkakton vesi i kumarit; përmendi edhe një studim me përfundime të frikshme të dy viteve më parë për pasojat, (I bërë nga Universitetit i Tiranës, për këtë çështje); rolin e krimit të organizuar në këtë biznes etj, por nuk ju përgjigj disa pyetjeve të thjeshta.

Përse nuk i mbylli që kur nisi me bujë operacionin e katandisur në shoë, ‘Fundi i Marrëzisë’, por përkundrazi i la të lulëzojnë?!

Si ka mundësi që në atë kohë gjeti nga qeveria e kaluar, vetëm 924 pika në gjithë Shqipërinë, kurse në fund të vitit 2018 kur edhe i mbylli me ligj rezultonin gati 5 fish më shumë, rreth 4200?!

Cilat ishin arsyet që ligji nr. 155/2015 (ndër më të mirët në botë, për këtë fushë), ‘Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë’, nuk u zbatua asnjëherë, sidomos për sa i përket distancës mes bastoreve, moshës mbi 21 vjeç të lojtarëve; afërsisë me institucionet fetare, shkollave, etj?

Meqenëse një pjesë e këtij biznesi, ishte një vatër e parave të drogës dhe krimit të organizuar (dhe për këtë, nuk e kundërshton njeri), përse organet ligj- zbatuese, policia e para, Drejtoria Kundër Pastrimit të Parave, por edhe Tatimet etj, nuk i kanë goditur kurrë gjatë 5 viteve të para të pushtetit të tij?!

Kush na garanton se me rikthimin e kësaj industrie që kontrollohej edhe në informalitet gjatë këtyre 4 viteve, nuk kemi marrjen nën kontroll nga shteti por të organizatave të tjera kriminalo- politike të kontrolluara nga enturazhi i Ramës?!

Si Edi Rama hyri në lojë të rëndë

Loja e madhe e Edi Ramës me bastet sportive, si po riformatohet krimi dhe

Në fillim të muajit Tetor 2018, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u dërguan një shkresë të gjitha kompanive të lojërave të fatit (përfshi edhe ato të basteve sportive fizike) nëpërmjet të cilës u shpjegojnë se si do të veprojnë në vazhdim, pas miratimit të ligjit të fundit në parlament (I kthyer nga presidenti Meta) për taksimin e tyre.

Por papritur më datën 9 Tetor 2018, Edi Rama, mbledh qeverinë dhe vendos të ndryshojë ligjin e vitit 2015 për lojërat e fatit në vetëm një pikë, sipas të cilës mbyllen lojërat e basteve sportive fizike.

Menjëherë pas kësaj në disa media dhe nga ana e opozitës, u denoncua fakti se e gjitha kjo po bëhej për të favorizuar një monopol të ri në këtë fushë, që kontrollohet nga njerëz të afërt të Edi Ramës; bastet online.

Vetë kryeministri nëpërmjet postimeve sistematike në rrjetet sociale, e mohoi këtë gjë, duke deklaruar se më darë 31 Dhjetor do të mbyllet çdo bastore e kumarxhore, duke përfshirë edhe ato online.

Çdo gazetar i vëmendshëm mund të kishte kapur që në fillim trukun, që po përdorte me këtë rast kryeministri; Thoshte se do të mbylleshin bastet online, por nuk deklarohet për ‘lojërat elektronike në distancë’, që në fakt janë e njëjta gjë.

Pikërisht duke e kuptuar se shumë shpejt do të dilte sheshit kjo lojë fjalësh, Rama në emisionin ‘Dritare’ të Rudina Xhungës dhe më pas në parlament bëri një hap prapa duke deklaruar se, ka ngritur një grup pune për të parë se si do të funksionojnë ‘bastet online’.

Pyetjes retorike  së moderatores Xhunga; Po monopolizohen dhe nuk po mbyllen, kryeministri ju përgjigj kështu:

Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intesifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar.

Për herë të parë kryeministri pohoi se në treg do të ngelen bastet online, por… se ka ngritur një grup pune, do të ketë garë në treg, etj.

E vërteta është, se Rama e kishte kopsitur këtë çështje vetëm në favor të një koncesioni-monopol, që është ‘BastArena’, prapa të cilit qëndron Olsi Rama dhe disa miq të kryeministrit, biznesmenë të lidhur me krimin. Njëri edhe “non grata”.

Ndërkohë që Rama shkruante ‘cicërima’ dhe statuse në Facebook duke u përbetuar se më 31 Dhjetor 2018 do të mbylleshin edhe bastet online (fliste në numrin shumës, por në fakt kishim vetëm një kompani), BastArena menjëherë pas vendimit të qeverisë së 9 Tetorit, nisi një fushatë eksplozive auto-reklame.

Përveç bombardimit me mesazhe në inbox të lojtarëve, ku ju ofrohen lehtësi në regjistrim dhe bonuse; mëshimit të faktit se që nga 1 Janari 2018 do të ishin të vetmit në treg nëpërmjet një koncesioni 10 vjeçarë arritën deri aty sa të bënin reklama, edhe në zyrat e Postës Shqiptare dhe autobusët e transportit publik.

Ndërkohë në këtë vlagë të këtij debati, në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, Lulzim Basha, ju tha panelistëve që mbronin dhe citonin Edi Ramën se, ‘nuk do të kishte, as baste online’, se e gjitha ishte një mashtrim.

E keni lexuar ligjin e ri- u tha ai- duke tundur letrat e projektligjit të miratuar në datë 9 Tetor 2018 në qeveri dhe që më pas u bë fakt i kryer duke kaluar në parlament.

Por çfarë po ndodh realisht

Loja e madhe e Edi Ramës me bastet sportive, si po riformatohet krimi dhe

Kjo luftë në fakt u fitua përkohësisht nga organizata e Ervis Martinajt, i cili e detyroi me mënyrat e tij “BastArena” që të tërhiqej nga tregu vetëm pak muaj pas mbylljes së bizneseve të basteve sportive. Që atëherë e deri më tani  që Rama po i rikthen sërish bastet sportive, të dyja palët e kanë vazhduar aktivitetin fuqishëm në të zezë dhe të mbrojtur nga policia.

Por pas zhvillimeve të fundit të furishme në botën shqiptare të krimit, duket se kemi të bëjmë siç e thamë më lartë me një riformatim të këtij tregu gjigant.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një intervistë të fundit për ABC News, e shpjegon kthesën e papritur të Edi Ramës me rikthimin e basteve sportive pikërisht me luftën e krimit të organizuar dhe politikës për tregjet e këtij biznesi.

Si një rast tipik ai merr pikërisht manjatin e këtij biznesi edhe kur ishte legal, por edhe pasi Edi Rama bëri sikur i mbylli me ligj; Ervis Martinajn.

Sipas Hoxhës përballë Martinajt janë organizuar disa grupe kriminale, të cilat kanë pasur një qëllim të vetëm: Largimin e tij nga “loja” pasi ishte kthyer në një personazh që kishte prishur balancat e marrëdhënieve mes krimit, politikës dhe botës së biznesit.

Hoxha paralajmëroi se grupi në fjalë, i cili ka financa tepër të shëndosha, një grup të armatosur profesionistësh dhe është i lidhur me shtetin, do të mbretërojnë gjatë dekadës së ardhshme në fushën e krimit të organizuar dhe bizneseve të tyre siç janë edhe lojërat e e fatit.

Gazetari gjithashtu rikujton se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh, ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013.

Bëhet fjalë, (sipas Hoxhës), për kompaninë “BastArena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rëndësishëm në vend. Hoxha nuk e shqiptoj emra, por bëhet fjalë pikërisht për Olsi Ramën, Gaz Demin dhe Aqif Rakipin.

Hoxha u shpreh gjithashtu se me ta kuptuar lojën e madhe të Ramës, Martianaj kishte kontaktuar me të tre (Ramën, Demin dhe Rakipin) duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. Presioni funksionoi dhe  “BastArena” u mbyll pak muaj më pas.

Por largimi nga skena i Ervis Martinjt sipas tij, do të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare.

Dhe në fakt ajo po ndodh. Edi Rama nuk priti shumë dhe nisi “dëgjesat publike” false, për të kaluar në hapin tjetër të legalizimit të këtij biznesi qindra-milion euro në vit./ Alfapress.al

 

Po ndodh...