Mësime të pavdekshme!

3 Gusht 2022, 10:14 / MADE IN ALFA NGA KLODI STRALLA

Mësime të pavdekshme!

Në një kishë të moçme të Baltimores, në Merilend të SHBA, gjendet ky mbishkrim anonim i fundshekullit të XVII-të. Plot mësime morale, shumë prej të cilave njeriu i sotëm i ka braktisur, në kërkim të pasurisë materiale, egoizmit individual dhe lehtësisë të jetës.

• Jetoni sa të jetë e mundur pa u tjetërsuar, duke u sjellë mirë me të tjerët !
• Thuajeni butësisht, por qartësisht të vërtetën tuaj !
• Dëgjojini të tjerët, edhe mendjelehtët dhe të paditurit: edhe ata kanë historinë e tyre !
• Shmangiuni individëve të zhurmshëm e agresivë: ata ta ndrydhin shpirtin !
• Mos e krahasoni veten me askënd: do të ketë gjithnjë më të mëdhenj e më të vegjel se ju !
• Gëzojuni projekteve njëlloj si arritjeve tuaja !
• Mos jeni të verbër ndaj virtutit që ekziston !
• Mbi të gjitha, mos cënoni miqësinë !
• Mos jini cinik në dashuri, sepse ajo është e përjetshme e i bën ballë çdo zhgënjimi !
• Merreni me mirësi këshillën e viteve duke hequr dorë me hijeshi nga rinia !
• Rriteni fuqinë e shpirtit që të mbroheni nga ndonjë fatkeqësi e papritur !
• Nga lodhja dhe vetmia, shfaqen frikëra të panumërta !
• Përtej një disipline të shëndetshme, jini i butë me vetveten !
• Ju jeni një fëmijë i gjithësisë, jo më pak se pemët dhe yjet !
• Cilado qofshin punët e ëndrrat tuaja, ruajeni paqen e zemrës, mes rrëmujës të zhurmshme të jetës.

Me gjithë këto pabesi e ëndrra të mbetura në sirtar, bota është gjithsesi e bukur.
Një buqetë parimesh morale, një busull, që s’të le të gabosh kurrë, që të mundëson të kalosh një jetë në paqe me Natyrën dhe Vetveten. Pak rëndësi ka se kush e ofron këtë: familja apo shoqëria, kisha apo shkolla.



Po ndodh...