Njeriu Vitruvian

12 Gusht 2022, 15:59 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

 

 Njeriu Vitruvian

Skica e famshme e Leonardo da Vinçit 'Njeriu Vitruvian' është si një studim i përmasave mashkullore.

 Ai u bazua në tekstin e shkruar nga arkitekti i lashtë romak Vitruvius.

Ky imazh ikonik tipizon përzierjen e shkencës dhe artit të pranishëm në vizionin e Leonardos për botën. 

Është një shembull kryesor i një mendjeje që përpiqet të ‘martojë’ së bashku përmasat e përsosura të formës mashkullore dhe t'i lidh ato me natyrën.

“Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahët dhe këmbët e shtrira.

Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërgjatje, si për të lënë të kuptohet se njeriu sfidon çdo ndrydhje dhe është i prirë të kapërcejë çdo kufi, sapo një kufizim i vendoset.

Ai besonte se funksionimi i trupit është i lidhur me strukturën e vetë universit dhe kjo vepër është një shembull i shkëlqyer i mendjes vazhdimisht kërkuese të Leonardos.

Pikëpamjet e shumta që shihen në vizatim shërbejnë për të ilustruar se nuk ka një grup universal të përmasave për trupin e njeriut.

Ndërsa Leonardo po punonte në statujën e kalit për Francesco Sforza, Duka i Milanos, ai filloi të zhvillonte idetë dhe studimet e tij mbi përmasat e trupit të njeriut. 

Ai bëri studime të shumta të figurave të gjunjëzuara dhe të ulura, duke i krahasuar këto matje me të vetmin studim të mbijetuar të njohur nga antikiteti, Njeriu Vitruvian.

Vitruvius ishte një arkitekt dhe inxhinier që jetoi gjatë ditëve të Perandorisë Romake të shekullit të 1 para Krishtit. 

Shkrimet e tij përfshinin një traktat mbi arkitekturën që përfshinte matjet e trupit të njeriut.

Vitruvius deklaroi se një burrë me krahët dhe këmbët e shtrira do të përshtatej në katror dhe rreth gjeometrikisht dhe se qendra e trupit të njeriut do të ishte kërthiza.

Por Leonardo ka korrigjuar gabimet në matjet e Vitruvius bazuar në gjetjet e tij.

Skica e Leonardos tregon se kjo varet nga pozicioni i krahëve dhe këmbëve dhe kur figura është në pozicionin në këmbë, qendra e gravitetit është në fakt më e ulët se kërthiza.

Kjo ikonë mbarëbotërore përdoret në forma të ndryshme në botën moderne dhe është e lidhur ngushtë me profesionin e mjekësisë. 

Është përdorur si simbol për grupet rock, NASA.

Shumë artistë të Rilindjes studiuan përmasat e trupit të njeriut duke përdorur këtë njohuri në punën e tyre.

Skica daton në vitin 1490 dhe ruhet në Galerinë Akademisë në Venecia.

Si shumica e veprave në letër ajo shfaqet për publikun shumë rrallë.

Hera e fundit që ajo u shfaq ishte në ekspozitën e punëve të Leonardos në muzeun e Luvrit nga 24 tetori 2019 deri më 24 shkurt 2020 si pjesë e marrëveshjes mes Francës dhe Italisë.

 

Po ndodh...