Po, duhet të ketë megjithatë një gjykatës në Berlin!

21 Qershor 2022, 11:00 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Po, duhet të ketë megjithatë një gjykatës në

Kjo është një shprehje proverbiale që na vjen nga koha e Frederikut të Madh, një “despoti të ndritur” të shek.18-të, Mbretit të Prusisë, që sintetizon nevojën që ka shoqëria të besojë në një drejtësi të paanshme dhe të pavarur nga pushteti dhe shembullin që duhet të japë i pari i vendit në forcimin e këtij besimi tek populli i vet.

Me pak fjalë ngjarja është kjo: Jo larg nga kështjella e famshme e Sanssouci-t në Potsdam, mullixhiu Arnold nuk mundet më që t’i paguajë taksat kontit Schmettau, kjo sepse baroni  fon Gersdof kishte devijuar rrugën e ujit për interes të vet dhe për pasojë, mulliri i Arnoldit nuk mund të punonte më. Schmettau e çon Arnoldin para një gjykatësi lokal, i cili e dënon mullixhiun me humbjen e mullirit. Por Arnoldi nuk dorëzohet dhe ia del t’a çojë çështjen e vet deri në një gjykatë në Berlin. Këtu, fillimisht disa gjykatës shprehen sërish kundër tij, por më në fund, Frederiku i Madh, duke ekzaminuar aktet gjyqësore dhe duke parë se Arnoldi i shkretë ishte viktimë e një padrejtësie që dukej qartë, jo vetëm i njeh të drejtat e tij, por dërgon pas hekurave për një vit gjykatësit kundravajtës. Atëhere ai u shpreh:

"Po duhet të ketë megjithatë një gjykatës në Berlin” - dhe që nga ajo kohë ajo ka mbetur si shprehje e shpresës në paanshmërinë e Drejtësisë.

Po tek ne? Pas Reformës në Drejtësi fshihet miopia e pushtetit për t’a kapur atë, ndonëse nuk e kupton se drejtësia e paanshme është trau që mban gjithë godinën e shoqërisë dhe nëse ai bie do të na zërë brenda të gjithëve.

Këtë te vërtetë që Frederiku i Madh i Prusisë e dinte që para 250 viteve këta tanët përkundrazi, ndonëse edhe mund t'a dinë, nuk e dëshirojnë sepse janë vetë të korruptuar.

PS. Në foto Mulliri i famshëm i Arnoldit në Potsdam (Gjermani)./ Përgatiti Klodi Stralla

Po ndodh...